Iu dorëzuan sot policisë shqiptare, ja si duken sot Plarent Dervishaj dhe Julian Mece
Ne kete foto, paraqiten dy personat e shumekerkuar, Julian Mece, majtas dhe Plarent Dervishaj, djathtas, te cilet iu dorezuan diten e sotme policise shqiptare.
Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka bërë me dije se Plarent Dervishaj dhe Julian Meçaj janë arrestuar në Dubai.
Rrumbullaku bëri me dije se Plarent Dervishaj është ekstraduar sot bashku me Julian Meçajn. Ky i fundit u arrestua në Dubai më 8 shkurt, ndërsa ishte shpallur në kërkim në janar të 2023.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
“Në një bashkëpunim të shkëlqyer me SPAK dhe Prokuroritë e Juridiksionit të Përgjithshëm, unë mund të bëj me dije se në kuadrin e informacione e operacioneve të fshehta policore, policia e shtetit ka bërë të mundur sot arrestimin e dy eksponentëve të krimit të organizuar, Plarent Dervishaj dhe Julian Meçaj”, tha Rrumbullaku.
Fotoja e fundit e Plarent Dervishajt, ka qene pikerisht kjo, e shume viteve me pare.
Sa i përket Durim Bamit, Kreu i Policisë së Shtetit, bëri me dije se nuk është liruar, por ndaj tij ka ndryshim mase në arrest shtëpie.