Iu bë atentat në Sukth, çfarë e lidh viktimën me “Rrumin e Shijakut”

Aktualitet

Iu bë atentat në Sukth, çfarë e lidh viktimën me

Janë zbardhur detaje të reja mbi Arben Mërkurin (Ismaili), 48-vjeçarin e vrarë mbrëmjen e sotme në Sukth, para biznesit të tij.

Viktima ishte një emër i njohur për policinë dhe  dyshohej si person i përfshirë në krime kundër personit, për vrasje ne pagesë, por nuk ka asgjë të dokumentuar.

48-vjeçari ka qenë gjithashtu një nga personat e dyshuar që ka marrë pjesë në ekzekutimin e 4 viteve më parë të Ervin Dalipajt dhe Juxhin Dautajt.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Ndërkohë Arben Mërkuri ka qenë i arrestuar në vitin 2016-të nga policia, pasi sëbashku me dy persona të tjerë dyshohet se dhunuan biznesmenin libanez Faadi Mitri.

Gjithashtu, Mërkuri njihet si miku i ngushtë i Landi Muharremit ose i njohur ndryshe si Rrumi i Shijakut, i cili dyshohet se ka qenë në makinë me prokurorin Arjan Ndoji, ditën që iu bë atentat, ku mbeti i vrarë shoferi i tij.

ME TE LEXUARAT