Itali/ E zuri gjumi në makinë dhe u përplas, 21 vjeçari shqiptar “shkrumbohet” nga flakët(EMRI)
Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në Itali, ku një 21 vjeçar shqiptar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë automobilistik.
Sipas raportimit të mediave italiane, ngjarja është shënuar në zonën e Chions in via Cesena, ku i riu shqiptar i identifikuar si Ani Gjergji ka humbur kontrollin e mjetit të tij.
21 vjeçari dyshohet se e kishte zënë gjumi gjatë vozitjes dhe shpejtësia e lartë me të cilën ai po lëvizte ka bërë që makina të dalë nga rruga dhe të përfundojë në një urë të vogël betoni në anësore të rrugës.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Pas përplasjes mjeti ka shpërthyer në flakë, dhe riu ka mbetur i bllokuar në mjet duke mos arritur të dalë dhe duke u djegur plotësisht.
21 vjeçari, Ani Gjergji po kthehej në shtëpi pas një feste që ai kishte patur në një qytet tjetër me miqtë e tij, por rruga e kthimit ka rezultuar një fund tragjik për të.
Autoritetet italiane po hetojnë për të zbardhur rrethanat e plota të këtij aksidenti të rëndë, ndërsa mësohet se viktima Ani Gjergji bashkë me familjen e tij jetonte prej shumë vitesh në zonën e Azzano Decimo (Pordenone), shumë pranë vendit të ngjarjes.