Ishte shpallur në kërkim për shitje droge, arrestohet 24-vjeçari në Tiranë
Një 24 vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim është arrestuar nga Policia e Tiranës.
Sipas policisë, i riu ishte shpallur në kërkim si pjesë e megaoperacionit të së shtunës, në kuadër të të cilit janë vënë në pranga 24 persona.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
“Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të operacionit “Tempulli 4”, dhënë ditën e djeshme, gjatë të cilit janë arrestuar 24 shtetas, bazuar në informacionet e siguruara mbi vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim në kuadër të këtij megaoperacioni, kanë vijuar kontrollet për kapjen dhe vënien e tij, përpara përgjegjësisë ligjore.