Ishte duke krasitur pemët, 63-vjeçari rrëzohet dhe humb jetën në Berat
Lajmifundit
/
25 Janar 2023, 12:50
Aktualitet
Një 63-vjeçar në Berat ka humbur jetën pasi ra nga pema teksa ishte duke krasitur.
Kujtim Neziri ka qenë duke krasitur pemët, kur një nga degët është thyer si pasoj ka rënë në tokë.
Megjithëse është transportuar menjëherë në spitalin e Skraparit, 63-vjeçari nuk i ka mbijetuar dot plagëve të mara në kokë.
Merr lajme ekskluzive në Viber
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.
Në vendngjarje ka shkuar policia,e cila po mbledh prova materiale për zbardhjen e këtij aksidenti me pasoj humbjen e jetës se 63-vjeçarit nga qyteti Skraparit.