“Ishim brenda kur dhoma filloi të mbushej me tym”, të moshuarit flasin pas zjarrit në azil

Aktualitet

“Ishim brenda kur dhoma filloi të mbushej me tym”, të
Një zjarr ka përfshirë rreth orës 15:30 te kësaj të mërkure shtëpinë e të moshuarve ne Fier. Zjarri ka ardhur si pasoje e një shkëndije elektrike të ndodhur në godinën pranë shtëpisë së të moshuarve.


Fillimisht flakët janë pikasur në katin e dytë, duke shkaktuar dëme materiale ndërkohë që në panik 51 te moshuarit mes tymit e flakëve kane dalë në oborr. Të moshuarit treguan momentin se si ra zjarri dhe si dolën prej ndërtesës.


“Kur unë e pashë, tymi po vinte. Gjithmonë sirena bie për një incident të vogël. Kur e pashë tymin i thashë shoqes së dhomës çohu se po mbushet shtëpia me ty. Dhe ikëm avash avash, kur shkuam te shkallët e dyta nuk u mbushëm dot me frymë. Pastaj erdhën dhe na ndihmuan. Nuk ka pasur incidente. Kam 6 vite këtu dhe nuk ka bërë vaki. Shkëndija elektrike çfarë nuk mund të japi”, tha një e moshuar.

“Ishim të gjithë brenda. Ka ardhur i gjithë tymi brenda dhe u bllokuam brenda. Jemi të gjithë brenda. Asnjë nuk prek shyqyr Zotit. Ishte një moment paniku por jo i dëmshëm”, tha një tjetër.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të cilat kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve, dhe ambulancat te cilat kane transportuar drejt spitalit rajonal te Fierit 16 prej te moshuarve me probleme shëndetësorë, për asistence mjekësore. Te moshuarit rrëfejnë momentet e panikut ndersa kerkojne me shume siguri ne institucionin ku jane strehuar.

ME TE LEXUARAT