Ish-kryebashkiaku fotografohet jashtë stadiumit, “fut mik” për të parë finalen

Aktualitet

Ish-kryebashkiaku fotografohet jashtë stadiumit, “fut mik”

Ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako është nisur të ndjekë nga afër finalen e Conference League mes Romës dhe Feyenoordit.

Por duket se është përballur me diçka të papritur. Ai është fotografuar jashtë ambienteve të stadiumit Air Albania pak para nisjes së ndeshjes në fushën e blertë.

Dako është parë i shpërqëndruar duke folur në telefon teksa pret të futet brenda në stadium. Më pas ai i ka dhënë telefonin një prej vajzave të stafit dhe pret përgjigje prej saj.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Nuk dihet nëse Dako ka marrë biletë për ndeshjen apo po përpiqet ta zgjidhë me një telefonatë.

Ajo që vihet re është se figurat e tjera të njohura që do të ndjekin nga afër finale si kryebashkiaku Erion Veliaj dhe ministri i Brendshëm Bledi Çuçi janë futur menjëherë në ambientet e stadiumit.

ME TE LEXUARAT