Inskenuan një aksident/ Në pranga shqiptari dhe 2 grekët, çfarë u gjet në banesën e tyre

Aktualitet
Inskenuan një aksident/ Në pranga shqiptari dhe 2 grekët,
Foto ilustruese

Policia greke ka arrestaur një shqiptar dhe dy grekë, pasi tentuan të transportonin një sasi lëndë nartkotike e dyshuar kanabis.

Mediat vendase raportojnë se për të kryer 'misionin' 3 bashkëpuntorët insekuan një aksident.

Por teksa policia ka mbërritur në vendngjajre, kontrolluan tërësisht mjetin dhe zbuluan drogën e fshehur dhe të paketuar.

Shqiptari ishte në rolin e pasagjerit në kamion dhe po drejtonte shoferin e panjohur për të arritur në një pikë ku prisnin dy të tjerët. Objektivi kryesor i policisë ka qenë 31-vjeçari grek, për të cilin kishte informacione për trafik droge, për këtë arsye ka pasur përgjime, e cila ka sjellë në prangat e Policisë dy të tjerët.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Gjatë kontrollit, shtetasit 31-vjeçar i gjetën brenda automjetit dhe sekuestruan 12 kilogramë e 840 gramë kanabis. Në banesën e shtetasit 31-vjeçar u krye kontrolli, ku u gjetën dhe u konfiskuan: 449.2 gram kanabis,
36 fishekë, 4 celulare dhe peshore precize. Gjithashtu është konfiskuar edhe një veturë e ISHP-së si mjet për kryerjen e veprave penale.

 

ME TE LEXUARAT