Inceneratorët/ GJKKO jep dënimin për Lefter Kokën, Alqi Bllakon dhe Klodian Zoton
Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) ka dhënë vendimin për Lefter Kokën, Alqi Bllakon dhe 13 të pandehurit e tjerë, të cilët akuzohen për aferën e inceneratorit të Fierit.
Kështu, ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka është dënuar me 10 vite burg, por me gjykim të shkurtuar do të vuajë 6.8 vite burg.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Ndërkohë ish deputeti i PS, Alqi Bllako dënohet me 4 vite burg, por me gjykimin e shkurtuar do të vuajë 2.8 vite burg. Ndërsa Klodian Zoto dënohet me 12 vite dhe me gjykim të shkurtuar do të vuajë 8 vite burg.
Arben Dervishi, Arjola Kodra dhe Juri Imeraj kanë fituar pafajësinë.
Me shërbim prove janë 5 të akuzuar: Gentian Zifla, Regan Merdani, Sabina Canameri, Azem Shateri, Florian Muça dhe Pëllumb Abeshi.