Ilaçe kontrabandë në farmaci dhe në banesë, arrestohen dy gra në Tiranë

Aktualitet

Ilaçe kontrabandë në farmaci dhe në banesë,

Policia e Tiranës ka vënë në pranga  40-vjeçaren J.Dh dhe 29-vjeçaren G.P., Për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”.

Uniformat blu bëjnë me dije se gjatë kontrollit në një subjekt farmaceutik dhe në banesën e shtetases J. Dh., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale medikamente të ndryshme mjekësore, me vlerë të konsiderueshme monetare.

Gjithashtu specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 ndaluan shtetasin J. T., 36 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Tiranë

Goditet një rast i tregtimit të mallrave kontrabandë, arrestohen në flagrancë 2 shtetase.

Vihen në pranga dhe 5 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar arrestuan në flagrancë shtetaset J. Dh., 40 vjeçe dhe G. P., 29 vjeçe, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”. Gjatë kontrollit në një subjekt farmaceutik dhe në banesën e shtetases J. Dh., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale medikamente të ndryshme mjekësore, me vlerë të konsiderueshme monetare.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 ndaluan shtetasin J. T., 36 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 arrestuan në flagrancë shtetasin F. Z., 42 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka vjedhur disa dyer alumini në banesën e shtetasit E. Z.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasin K. D., 23 vjeç, pasi duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur, është përplasur me një automjet të parkuar.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:

– F. K., 44 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur;

– E. H., 18 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi, ka prekur lehtë me mjet një shtetase të mitur, pa i shkaktuar dëmtime.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

ME TE LEXUARAT