IKMT nis shembjen e banesave te “5 Maji”, banorët përplasen me policinë

Aktualitet

IKMT nis shembjen e banesave te “5 Maji”, banorët

IKMT ka nisur mëngjesin e sotëm aksionin për shembjen e banesave në zonën e “5 majit” në kryeqytet, në kuadër të procesit të rindërtimit.

Banorët u kanë dalë përpara fadromave duke tentuar të pengojnë shembjet e banesave të tyre pasi nuk janë dakord me marrëveshjen me autoritetet vendore, duke e cilësuar atë si njëanshme.

Pas përplasjeve, blutë kanë shoqëruar disa prej banorëve në polici. Ata që preken nga ky projekt janë banorët e njësisë administrative numër 4 dhe numër 8.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.


Me vendim qeverie është vendosur që banorët që preken nga ky projekt do të përfitojnë kompensim përmes shkëmbimit të pronës me objektet e reja që do të ndërtohen në lagjen e re.

ME TE LEXUARAT