Ikën Luigi Soreca, kush është ambasadori i ri i Bashkimit Evropian i caktuar në Tiranë
Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian, Josep Borrell bëri me dije emrat e disa ambasadorëve të rinj të unionit, të do të caktohen në vendet vakante në misionet diplomatike të unionit mes të cilëve dhe Shqipëria.
Pas Luigi Sorecës, Silvion Gonzato është emërimi i përfaqësuesit të lartë të BE për të drejtuar misionin në Tiranë.
Gonzato ka shërbyer më herët si zv/ambasador i BE në Kombet e Bashkuara në Nju Jork. Detyrat e tij të mëparshme kanë qenë në EEAS si drejtor për marrëdhëniet ndërinstitucionale, koordinimin publik dhe diplomacinë publike.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Misioni i Gonzato në Tiranë pritet të nisë formalisht më 1 dhjetor 2023.