“Ika me dëshirën time”, Policia e Vlorës jep detaje nga gjetja e 16-vjeçares

Aktualitet

“Ika me dëshirën time”, Policia e Vlorës jep detaje

Policia e Vlorës jep detaje për gjetjen e 16-vjeçares, e cila ishte larguar nga banesa disa ditë më parë.

Policia njofton se adoleshentja është gjetur në gjendje të mirë shëndetësore, në lagjen “Ujë i Ftohtë”, Vlorë.

Ndërkohë, sipas bluve të Vlorës, gjatë intervistimit me psikologun, 16-vjeçarja ka treguar se është larguar nga banesa, me dëshirën e saj.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Njoftimi i policisë:

Në lidhje me rastin e largimit nga banesa të një shtetaseje të mitur, sqarojmë se:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, pas kallëzimit të marrë nga familjarët, më datë 15.01.2022, për largimin nga banesa të vajzës 16 vjeçe, menjëherë kanë nisur kërkimet për gjetjen e saj.

Bazuar në informacionet e grumbulluara dhe veprimet hetimore, nga shërbimet e Policisë, më datë 19.01.2022, u bë e mundur gjetja e 16-vjeçares, në gjendje të mirë shëndetësore, në lagjen “Ujë i Ftohtë”, Vlorë.

Gjatë intervistimit me psikologun, 16-vjeçarja ka treguar se është larguar nga banesa, me dëshirën e saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT