Identifikohet 37-vjeçari shqiptar që u gjet i pajetë në Kostur/ EMRI

Aktualitet

Identifikohet 37-vjeçari shqiptar që u gjet i pajetë në

Është identifikuar 37-vjeçari shqiptar, i gjetur i pajetë në një zonë rurale jashtë fshatit Pentavrysos në Kostur të Greqisë. Bëhet fjalë për shqiptarin Kreshnik Kazanxhiu.

Identifikimi i viktimës u krye prej vëllait të tij, Refail Kazanxhiu, i cili është edhe ky është banor i zonës ku u gjet trupi i viktimës.

Mjeku ligjor, pasi këqyri viktimën, tha paraprakisht se dyshohet vdekje nga një atak kardiak. Trupi i viktimës nuk duket të ketë plagë ose goditje të jashtme.

Ekspertiza do të kryehet gjatë ditës së sotme, ndërsa analizat toksikologjike pritet të japin përgjigje për shkaqet e vdekjes të 37-vjeçarit.

ME TE LEXUARAT