Ideja virale në Peqin, gjeli i detit zbukuron qendrën e qytetit për festa, kryebashkiaku: Ka shtuar turistët

Aktualitet

Ideja virale në Peqin, gjeli i detit zbukuron qendrën e qytetit

Këtë vit qyteti i Peqinit është bërë tepër viral në rrjet, pasi krahas pemës së Vitit të Ri, vendosën dhe simbolin e tyre, një gjeldeti.

Kjo ide ishte e kryebashkiakut të Peqinit, Bukurosh Maçi, i cili i ftuar në “ABC e Mëngjesit” ka ndarë detaje nga gjeli i detit. Ai theksoi se kjo figurë ka bërë që të rritet numri i turistave në qytet dhe për këtë të gjithë krenohen.

“Ja kërkova një djali me emrin Olsi që ta bënte dhe i thash që duhet të biem dakord që të paktën për këtë vit nuk do ta bësh në asnjë qytet tjëtër. Është i punuar me alumin nga brenda, ka dhe drita.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Krahas pemës dhe zbukurimeve, me këtë figurë ne kthyem vëmendjen nga qyteti i Peqinit dhe bëm që të vijnë shumë turistë, të cilët vijnë edhe për të bërë foto me gjelin e detit.

Zona jonë nuk e feston dot vitin e ri pa gjelin e detit. Ne krenohemi me këtë produkt dhe që bëjmë dhurata gjelin e detit, sepse pjesa më e madhe e kuptojnë që është gjel i Peqinit”.

 

ME TE LEXUARAT