U vdes i afërmi në Itali, 40 persona pushtojnë repartin e onkologjisë

Aktualitet

U vdes i afërmi në Itali, 40 persona pushtojnë repartin e

Tavolina të përmbysura, dyer të thyera, objekte të ndryshme të hedhura në dysheme. Dhe pastaj britma, kërcënime dhe ofendime ndaj punonjësve të kujdesit shëndetësor. Rreth 40 persona pushtuan repartin onkologjik të spitalit Pescara, duke shkaktuar kaos të madh dhe momente frike.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së premtes, më 13 shtator. Ndërhyrja e policisë ka qenë e nevojshme për rivendosjen e rendit dhe qetësisë. Bastisja në katin e pestë të spitalit nga shtetas të etnisë rome, rreth orës 7 të mëngjesit, mesa duket ka ndodhur pasi mësohet për vdekjen e një të afërmi, një 60-vjeçar me një patologji të rëndë.

Burra dhe gra pushtuan korridoret e repartit, pasi kishin arritur të hynin me forcë. Ata i shndërruan dhomat e departamentit të onkologjisë në një lloj fushe beteje. Pas ndërhyrjes së rojës së sigurisë në vendngjarje, në spital kanë mbërritur si efektivët e policisë ashtu edhe ato. Ata u përpoqën të rivendosin qetësinë, më pas e shoqëruan trupin në morg

ME TE LEXUARAT