I shtruar prej ditësh në spital në Gjermani, ndërron jetë ish-presidenti Bujar Nishani

Aktualitet

I shtruar prej ditësh në spital në Gjermani, ndërron

Ish-Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka ndërruar jetë, një muaj pasi ishte shtruar në gjendje të rëndë në një spital jashte vendit. Vetëm pak kohë më parë ai u dërgua në Gjermani për mjekim më të specializuar.

Situata shëndetësore e ish-kreut të shtetit u rëndua pas infektimit të tij me COVID-19 dy muaj më parë. Ai vuante nga një sëmundje autoimune në mëlçi dhe nuk arriti t’i tejkalojë pasojat që virusi famëkeq i ka lënë në organizëm.

Fillimisht, Nishani u shtrua në Senatorium dhe pas rehabilitimit të tij fillestar, ai u rikthye në spital për shkak se simptomat post-COVID e patën lënë me shenja pneumonie në mushkëri.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Gjendja e tij u stabilizuar për pak kohë. Por, më pas, ajo u përkeqësua.

Më 23 prill, ai u nis drejt Gjermanisë për mjekim, ku edhe dha frymën e fundit.

Bujar Nishani lindi më 29 shtator 1966 dhe mandatin presidencial, ai e mori me fillim në 24 korrik 2012 dhe e përmbylli më 24 korrik 2017.

ME TE LEXUARAT