I shpallur në kërkim për drogë, 23-vjeçari kapet në Portin e Durrësit, tentoi të linte Shqipërinë
Lajmifundit
/
8 Prill 2024, 11:22
Aktualitet
Një 23 vjeçar i identifikuar si E.Q, është arrestuar nga policia në Portin e Durrësit pasi ishte shpallur në kërkim nga policia e Elbasanit për shitje dhe prodhim të lëndëve narkotike.
I riu u kap në tentativë për t’u larguar nga Shqipëria.
Gjykata e Elbasanit, kishte caktuar masën “arrest me burg” ndaj të riut për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.