I riu shpenzon paratë e prindërve dhe deklaron se e grabitën

Aktualitet

I riu shpenzon paratë e prindërve dhe deklaron se e grabitën

Një i ri grek ka denoncuar në polici se ka rënë pre e grabitjes. Mirëpo, duket se gjithçka ka qenë skenar i tij. I riu nga Patra ka harxhuar paratë e prindërve të tij dhe ka gjetur këtë mënyrë për ta fshehur, shkruan Protothema.

Konkretisht, ai tha se tre persona të panjohur me kapuç hynë në banesën e tij dhe pasi e kishin neutralizuar, i rrëmbyen bizhuteritë dhe paratë që gjetën dhe u zhdukën.

Ai ka kontaktuar menjëherë policinë dhe kanë nisur hetimet për identifikimin e autorëve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mirëpo, skenari që i riu i tregoi policisë kishte kontradikta, në fund rezultoi se ai e shpiku ngjarjen, sepse i shpenzoi paratë e prindërve dhe duhej të justifikonte disi mungesën e tyre.

Duket është penduar për dëshminë e tij dhe pas disa orësh është kthyer në departament dhe ka rrëfyer se ajo që ka thënë ishte gënjeshtër. Ai kishte shitur bizhuteritë e prindërve dhe kishte shpenzuar shumën prej 2000 eurosh.

I riu u arrestua për dëshmi të rreme dhe do të vihet para drejtësisë. 

 

ME TE LEXUARAT