I riu nga Trana u gjet pa jetë në detin e Ksamilit, gazetari: E vranë me jet-ski, policia po fsheh ngjarjen
Policia e shtetit njoftoi sot gjetjen pa jete te nje 38 vjecari nga Tirana ne zonen e bregdetit te Ksamilit.
Ne njoftimin e policise flitej per nje vdekje te te riut ne det, por JOQ dhe gazetari Flamur Vezaj, nga SHBA, publikuan sot disa informacione ku pretendohet se 38 vjecari humbi jeten pasi eshte goditur nga nje mjet lundrues jet-ski.
Ja cfare shkruan gazetari Vezaj:
Policia që s'duam, fsheh vrasjen e pushuesit nga “JetSki”
###
Jemi mësuar tashmë që policia fsheh me dashje ngjarje të caktuara ose tenton t'i fshehë ato, duke ndjekur modelin e gënjeshtrës publike të ish-drejtorit të përgjithshëm, Ardi Veliu, për ngjarjen në Elbasan! Kjo "sëmundje" nuk po ndryshon fatkeqësisht edhe sot, edhe me ndryshimin e papritur të ministrit të brendshëm (edhe ky nën hetim nga SPAK, por kjo është një çështje tjetër).
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Drejtues të policisë, me qëllim dhe për të sfumuar ngjarjen, shpërndajnë informacion të rremë herë pas here, por edhe pse provohet që po gënjenin, askush nuk mban përgjegjësi! Edhe sot ndodhi e njëjta gjë: policia gënjeu duke fshehur një vrasje me argumentin se kishte "atak kardiak"!
"Sot, më datë 04.08.2024, tek shkëmbinjtë në "Gjirin e Barxhos", në Ksamil, në një masiv shkëmbor në det, është gjetur i pajetë shtetasi F. K., rreth 38 vjeç, banues në Tiranë, i cili dyshohet se është mbytur aksidentalisht si pasojë e një arresti kardiak." - njoftimi i policisë!
Por e vërteta është ndryshe. 38-vjeçari F.K. nga Tirana është goditur me "jetski" nga shtetasi I. D, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes duke e lënë të vdekur në vend! Por, falë disa dëshmitarëve, policia është vënë nën presion (pasi autori I. D ka njohje me pushtetarët) dhe tashmë e ka arrestuar, por nuk ka sqaruar opinionin për gënjeshtrën e shpërndarë në media për "atak kardiak" të viktimës nga “JetSki”!
Kush duhet të mbajë përgjegjësi për mashtrimin, fshehjen e të vërtetës dhe ngjarjen që ndodhi? Përsëri do të harrohet pas tre ditësh, pasi gjykata e reformës së re me ndërmjetësimin e "miqve" në pushtet të autorit do t'i lehtësojë akuzën duke ia faturuar fajin viktimës, si gjithmonë!