I riu humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me trafikndarësen

Aktualitet

I riu humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me trafikndarësen

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin Plepa-Shkozet në Durrës, ku si pasojë e përplasjes së një mjeti me bordurën e trafikndarëses, një e re ka mbetur e plagosur rëndë.

Policia ka arrestuar të riun që ishte në drejtimin e mjetit.

Njoftimi i policisë:

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Arrestohet në flagrancë 1 shtetas, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin E. D., 22 vjeç, banues në Tiranë, pasi në orët e para të ditës së sotme, në aksin rrugor Plepa-Shkozet, duke drejtuar mjetin tip “Volksëagen” ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurën e trafikndarëses.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar pasagjerja në mjet, shtetasja R. M., 23 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT