“S’ ka dashuri...”, vrau veten për foton intime në Tik Tok, çfarë publikonte në rrjetet sociale e reja

Aktualitet

“S’ ka dashuri...”, vrau veten për foton intime në

27-vjeçarja që i dha fund jetës dy ditë më parë duke u vetëhedhur nga kati i katërt i një ndërtese ishte aktive në rrjete sociale. Në një prej postimeve thuhet se “nuk ka dashuri të vërtetë, dashuria është berë interes”.

E reja u hodh nga kati i katërt i banesës në Kamëz, ndërsa 39-vjeçari  Altin Çoku ra në prangat e policisë nën akuzën e shkaktimit të vetëvrasjes.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas informacioneve, vajza ishte e martuar në Kosovë dhe kishte dhe një vajzë 2 vjeçe. Martesa ishte në krizë dhe vajza kishte shkuar në familjen e saj në Kamëz.

“S’ ka dashuri...”, vrau veten për foton intime në

Gjatë kohës që qëndronte në Kamëz ajo pati një takim intim me Altin Çokun i cili gjatë kohës që ishin në hotel i kishte bërë një foto dhe e kishte publikuar në Tik-Tok. Kjo i dha fund martesës së saj.

Para ngjarjes të së shtunës vajza kishte tentuar dhe dy herë të tjera vetëvrasjen.

Shtyu 27-vjeçaren drejt vetëvrasjes, momenti kur arrestohet Tik Tok-eri Altin Çoku

“S’ ka dashuri...”, vrau veten për foton intime në

39-vjeçari Altin Çoku, një personazh i njohur i TikTok-ut, është ndaluar nga policia pasi dyshohet se shkaktoi vetëvrasjen e 27-vjeçares Sibela Abedini.

Ndërkohë, është publikuar edhe moment i arrestimit të Çokut, i cili shfaqet me pranga në duar dhe i shoqëruar nga dy policë.

E reja ishte e martuar në Kosovë, por pas problemeve me bashkëshortin dhe ishte kthyer te prindërit në Kamëz.

“S’ ka dashuri...”, vrau veten për foton intime në

Familjarët kanë thënë 27-vjeçarja punonte si pastruesje në pallatin ku jetonte Çoku, teksa kanë ngritur dyshime të forta se ajo nuk është vetëvrarë, por është shtyrë nga dikush.

“Punonte te shtëpia e tij pastruese, ca ka ndodh unë nuk e di. Punoi dy tre ditë pastaj e la se si duket filluan kërcënimet e problemet e tjera. Goca nuk e ka bërë një gjë të tillë vetë. Njerëzit që kishin publikuar fotot, tani e kanë ndryshuar foton që do të thotë nuk ka dorë vetëm ai plehra, ka dorë edhe dikush tjetër. Policia ka një video ku ka ndodh çdo gjë, nuk na ka lajmëruar.

Ai e ka kërcënuar, unë nuk e di ca ka ndodh, unë po pres një raport nga policia”, ka thënë tezja e së resë.

FOTO/ Altin Çoku i shpërndau foton intime në Tik Tok, kjo është e reja që vrau veten

“S’ ka dashuri...”, vrau veten për foton intime në

Është publikuar fotoja e së resë që i dha fund jetës, duke u hedhur nga kati i katërt i një ndërtese në Kamëz.

27-vjeçarja dyshohet se u vetëvra pas publikimit të një fotoje intime në rrjetet sociale nga personazhi i TikTok-ut, Altin Çoku.

Ndërkohë, tezja e saj ka ngritur dyshime të forta se e reja nuk është vetëflijuar, por e kanë shtyrë nga lartësia.

“Është një legen që ma mori gocën në qafë, i ka bërë foto. Unë jam tezja, unë e kam rritur atë gocë, ajo me ne është rritur. Nuk janë të vërteta lajmet që kanë dhënë deri tani. E vërteta është që gocën time kanë vrarë. Kanë ardhur këtu e kanë shtyrë. Ajo nuk do e kishte lënë kurrë vajzën 2-vjeçe. Atë e kanë vrarë, ai personi që është arrestuar.", tha ajo.

“S’ ka dashuri...”, vrau veten për foton intime në

E reja ishte e martuar në Kosovë dhe ishte nënë e një vajzë. Për shkak të problemeve me bashkëshortin, ajo ishte ktheyr te prindërit e saj në Kamëz.

Ndërkohë, policia ka arrestuar Altin Çokun për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”.

“Punonte si pastruese në pallatin e Altin Çokut”, flet daja e 27-vjeçares që u vetëvra për foton intime

“S’ ka dashuri...”, vrau veten për foton intime në

Nuk kishte asnjë shqetësim! Kështu deklaron daja e 27-vjeçares e cila u vetëhodh nga kati i katërt, pasi i publikuan një foto intime. Ishte 39-vjeçari Altin Çoku ai që e ka kërcënuar të renë, pasi kanë pasur një raport sëbashku.

“Jam daja e të ndjerës. S’e di se si ka ndodhur kjo gjë. Rastësisht mësova nga një qytetar se personi në fjalë është arrestuar. Ajo po bënte rreth 1 muaj e ca në Tiranë. Ka një vajzë të vogël 2 vjeçe, ishte e martuar në Kosovë. Nuk ishte e divorcuar. Kemi qeshur, kemi luajtur, nuk kishte stres. Kemi qarë halle familjare, nuk ka pasur probleme. Akuzoj personin në fjalë që është akuzuar nga Policia e Shtetit. Mbesa nuk kishte asnjë lloj stresi. Do iki prapë në Kosovë. I shoqi erdhi dje nga Kosova. T’i japësh fund jetësh për një plehrë, për një person që nuk ka vlerë, jam i tronditur.”, tha daja për gazetarët.

Ndërkaq mësohet se ajo punonte si pastruese në pallatin ku banonte Tik Tok-eri, Altin Çoku.

“Do të djeg vëllanë”, shkaktoi vetëvrasjen e të resë, Altin Çoku ngacmonte dhe kushërirën

“S’ ka dashuri...”, vrau veten për foton intime në

Sibora Abedini, 27-vjeçe, banuese në Kamëz i dha fund jetës duke u hedhur nga tarraca e katit të katërt e banesës ku jetonte me qira.

Shkak për ndërmarrjen e aktit ekstrem është publikimi i një fotoje të saj intime në Tik Tok me personazhin e Tik Tok, Altin Çoku.

Ky i fundit është arrestuar nga policia si personi i dyshuar se shpërndau foton në rrjete sociale.

Çoku në vitin 2009 ka qenë i arrestuar pasi ka ngacmuar kushërirën e tij dhe i bënte presion se do i digjte vëllanë nëse ai nuk do kryente marrëdhënie me kushërirën e tij. Ky ka qenë shkaku përse është arrestuar.

Ndërkohë policia po kryen dhe verifikime të tjera, pasi ka indicie se është i përfshirë dhe në një ngacmim tjetër.

Bëhet fjalë për një rast në Laç, ku 39-vjeçari ka shantazhuar me foto intime një vajzë tjetër.

Policia po merret me verifikimin e ngjarjes.

E reja u vetëvra për foton intime në Tik Tok, tezja: E ka vrarë Altin Çoku, s’do e linte kurrë gocën

“S’ ka dashuri...”, vrau veten për foton intime në

Tezja e 27-vjeçares, e cila dyshohet se u vetëhodh nga tarraca e katit të 4-rt e pallatit në Kamëz pas publikimit të një foto të saj intime në krevat me personazhin e TikTok, Altin Çoku, pretendon se mbesa e saj është vrarë.

“Është një legen që ma mori gocën në qafë, i ka bërë foto. Unë jam tezja, unë e kam rritur atë gocë, ajo me ne është rritur. Nuk janë të vërteta lajmet që kanë dhënë deri tani. E vërteta është që gocën time kanë vrarë. Kanë ardhur këtu e kanë shtyrë. Ajo nuk do e kishte lënë kurrë vajzën 2-vjeçe. Atë e kanë vrarë, ai personi që është arrestuar.

Nuk e di çfarë ka ndodhur, se këto muhabete kanë ndodhur 2 ditët e fundit dhe vajza nuk m’i ka thënë. Goca do vinte te unë në Itali, ai nuk e di çfarë i bëri. Ose mori vesh që do vinte në Itali dhe e ka vrarë. Ajo nuk e ka vrarë veten dhe lajmet nuk janë të vërteta. Ajo kishte një problem me bashkëshortin dhe ishte një ndarje për momentin, ndoshta do bashkoheshin prapë”, tha ajo.

VIDEO/ "Vetë i hëngri b*tha, nuk më rr*het", Altin Çoku i tregon Cllevios historinë e fotos intime

“S’ ka dashuri...”, vrau veten për foton intime në

Altin Çoku, personazhi i njohur i Tik Tok e ka treguar vetë historinë me 27-vjeçaren, e cila i dha fund jetës duke u hedhur nga ballkoni.

Dy ditë më parë në rrjetet sociale 39-vjeçari teksa bisedon me një tjetër personazh të njohur të kësaj platforme tregon si ishte njohur me të renë, e cila sipas tij ishte edhe i ndarë nga burri.

Sipas versionit të Altin Çokut ka qenë vetë vajza e cila ka bërë foton me të, por më pas kjo foto është marrë nga shoku i 39-vjeçarit dhe më pas e ka shpërndarë duke hapur edhe profile false.

Në një video të publikuar  ai shfajësohet për foton intime të 27-vjeçares duke pretenduar se ka qenë një shoku i tij që e ka shpërndarë.

Altin Çoku: Ka bo një gabim të madh atij që kanë për t’ju thy gishtat. A e di çfarë më ka bo shoku i ngushtë. Unë me shoqen time në hotel me të edhe boni foto ajo, edhe unë dal; me shokun tim në lokal. duke dal duke pirë kafe me shokun tim në lokal, unë telefonin e mbaj pa kod. Ajo goca me ka çuar foton mua duke më thënë mua shih ca fotoje kemi bërë në hotel dhe ky e ka marrë telefonin shpejt dhe ka shpërndarë foton dhe kanë hapur adresa Tik-Toku. Mua më vjen keq për gocën e huaj

Cllevio: Kur ka ndodh ky muhabet tani afër?

Altin Çoku: Që tani… a e ke pa foton që qarkullon në Tik Tok.

Altin Çoku: Është nda më burrë dhe ka tentu dy herë me mbyt veten dhe unë kam bo debat me grun teme.Cuca e huaj e ndarë me burrë, edhe unë kam bërë debat me gruan time. Gjynah për gocën e huaj, po ajo vetit ja ka bo. Se vetë i ka hëngër bytha me bo foto. Nuk është tu më rrujt k**i për të"

“S’ ka dashuri...”, vrau veten për foton intime në

Fotoja nga hoteli që çoi drejt vetëvrasjes 27-vjeçaren, Altin Çoku e shpërndau në Tik Tok

Kjo është fotoja me të cilën Altin Çoku shantazhonte 27-vjeçaren me publikimin e saj, duke e çuar atë drejt vetëvrasjes.

“S’ ka dashuri...”, vrau veten për foton intime në

Çoku pasi e ka shantazhuar të renë, e cila ishte e martuar në Kosovë, por prindërit i kishte në Kamëz, e ka publikuar foton në rrjetet sociale, duke hapur profile me foton ku shfaqen të dy përqafuar, në momente intime.

Arrestohet Tik Tok-eri i njohur Altin Çoku, i publikoi fotot intime 27-vjeçares që u vetëvra

“S’ ka dashuri...”, vrau veten për foton intime në

Altin Çoku, një personazh i njohur i rrjetit social Tik Tok ka rënë në prangat e policisë pas publikimit të disa fotove intime të një 27-vjeçareje, e cila në gjendje të rënduar psikologjike ka kryer vetëvrasje duke u hedhur nga tarraca e  katit të 4 të një ndërtesë. 

“S’ ka dashuri...”, vrau veten për foton intime në

27-vjeçarja kishte pasur vetëm një takim me 39-vjeçarin, i cili i ka bërë foto intime dhe i bënte presion. Gjatë kohës së njohjes mes tyre ai i ka bërë foto intime dhe më pas i ka publikuar në rrejtin social TikTok.

Vajza nuk e ka përballuar situatën dhe ka ndërmarrë veprimin ekstrem duke u vëtëhedhur nga kati i katërt. Shërbimet e komisariatit nr.5 pas dëshmive të familjarëve të vajzës dhe këqyrjes që telefonit të saj kanë zbardhur ngjarjen.

“S’ ka dashuri...”, vrau veten për foton intime në

Por dyshohet se nuk ishte rasti i parë që 39-vjeçari Çoku i bënte presione të tilla ndaj vajzave. Policia po verifikon edhe një rast tjetër në Laç, ku dyshohet se 39-vjeçari ka shantazhuar me foto intime një vajzë tjetër. 

Njoftimi i policisë

Kamëz I publikoi një foto intime një 27-vjeçareje, e cila për këtë shkak dyshohet se u vetëhodh nga tarraca e katit të katërt dhe për pasojë humbi jetën, kapet dhe vihet në pranga 39-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, nisur nga dyshimet e krijuara mbi ngjarjen e ndodhur më datë 10.02.2024, në rrugën "Teuta", ku u vetëhodh nga tarraca e katit të 4-t, një shtetase, e cila si pasojë e dëmtimeve të marra humbi jetën, kanë vijuar veprimet hetimore të thelluara, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për të bërë të mundur zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë ndalimin me iniciativë të shtetasit: - A. Ç., 39 vjeç, për veprën penale "Shkaktimi i vetëvrasjes". Ky shtetas dyshohet se ka publikuar një foto intime të 27-vjeçares, e cila dyshohet se për këtë shkak është vetëhedhur nga tarraca e katit të 4-t dhe si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT