I përfshirë në trafik droge, dekonspironte operacionet policore, arrestohet efektivi i Komisariatit të Dibrës

Aktualitet

I përfshirë në trafik droge, dekonspironte operacionet policore,

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), ka arrestuar një efektiv policie, i cili akuzohet për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”.

Bëhet me dije se në pranga ka rënë Albano Rustemi me detyrë aktualisht punonjës policie në Komisariatin e Policisë Dibër, pasi rezulton i dyshuar se ka dekonspiruar aksionet e policisë, po ashtu dyshohet i përfshirë në veprimtarinë kriminale të trafikimit të narkotikëve apo edhe dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit.

Njoftimi:

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, Rajoni Vlorë – Gjirokastër, ka ekzekutuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg” ndaj punonjësit A.R., i cili kohën e regjistrimit të këtij procedimi penal ishte me detyrë Agjent në Seksionin për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër dhe aktualisht punonjës policie në Komisariatin e Policisë Dibër, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”.

Nga hetimet e kryera me metoda proaktive në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, ky punonjës policie rezultoi i dyshuar për:

– dekonspirim të aksioneve të policisë;

– përfshirje në veprimtarinë kriminale të trafikimit të narkotikëve;

– dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit;

– kontrabandë me mallra të tjera.

 

 

ME TE LEXUARAT