I penduari i drejtësisë: Çajup Selimi u vra se kishte lidhje intime me nënën e ...

Aktualitet

I penduari i drejtësisë: Çajup Selimi u vra se kishte lidhje

Dëshmi të tjera tronditëse janë zbuluar nga i penduarit i drejtësisë, Artan Tafani, i cili me rrëfimin e tij zbuloi 6 vrasje, që kanë si autorë të dyshuar të krimeve, anëtarët e bandës së Laert Haxhisë.

Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar për BalkanWeb dëshminë e Tafanit, i cili pohoi se Albi Bashaliu është vrarë për motive gjakmarrje nga grupi i drejtuar nga Laert Haxhiu, që sipas tij u pagua me 50 mijë euro.

Ndërkohë, vëllai i Albi Bashaliut, Leonard Bashaliu akuzohet për vrasjen e Ylber Xhahysës. Duke marrë shkas nga kjo ngjarje, Enriko Xhahysa mori pjesë në krim, por edhe pagoi grupin e Laertit për të vrarë për motive gjakmarrje.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sakaq, Çajup Selimi është vrarë, sipas të penduarit të drejtësisë pasi kishte një lidhje intime me nënën e një prej të akuzuarve si pjesë e grupit të Laert Haxhisë.

Po ashtu mësohet se Fridman Xhaferraj dyshohet se është vrarë sepse kërcënonte grupin e Haxhiut se do t’i denonconte në polici dhe do të tregonte krimet e tyre. Nga ana tjetër, pjesë e ngjarjeve të zbardhura janë dhe dy vrasje në Greqi, që thuhet se kanë si motiv trafikun e drogës.

 

ME TE LEXUARAT