Atentati në Vlorë/ Deklarata e fortë e Klodiana Lalës: Shpati Lena dhe Hakim Xhezo u shitën nga...

Aktualitet

Atentati në Vlorë/ Deklarata e fortë e Klodiana Lalës:

Gazetarja Klodiana Lala ka folur ditën e sotme në lidhje me atentatin e ndodhur ditën e sotme në Vlorë, ku u vranë dy persona.

Lala deklaron se dy personat e vrarë janë 'shitur' nga njerëzit e tyre të besuar. Lala tha se në momentin e parë që Shpati Lena e Hakim Xhezo kanë dalë të 'pasigurtë' duke qenë se nuk udhëtuan me mjet të blinduar siç bënin gjithmonë.

Duke krahasuar rastet, Lala tha se në momentin e parë që një person me 'probleme' gabon, vritet.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

"Shpati Lena dhe Hakim Xhezo janë shitur nga brenda llojit, janë tradhtuar nga rrethi i tyre i ngushtë. Në momentin e parë që lëvizën të pasigurt, në atë moment u qëlluan. Kjo nuk është hera e parë që ndodh kjo gjë.

Aleksandër Sadikaj u vra në momentin që doli nga rrethi i tij i sigurt. Brilant Martinaj u vra në momentin e parë që ai nuk lëvizte me mjet të blinduar,"- tha Lala.

Çfarë ndodhi sot?

Ngjarja e rëndë ndodhi në mbikalimin e Panajasë në aksin Fier-Vlorë në orën 09:00 të mëngjesit të sotëm. Lena e Xhezo po udhëtonin në një mjet të thjeshtë të llojit “Mercedes Benz” tip ‘B Class’ me targa AB 036ET, në momentin që atentatorët nisën t’i qëllonin me breshëri.

Të hipur në një mjet “BMË” me targa italiane, autorët nisën të qëllonin nga pas mjetin e Lenës e Xhezos. Për 200 metra ata qëlluan me breshëri duke zbrazur të paktën 60 plumba kallashnikovi.

Fillimisht i qëlluan nga mbrapa, më pas u dolën paralel dhe në fund goditën xhamin e parmë të makinës që siç duket ishte fatale për jetën e dy të rinjve.

ME TE LEXUARAT