‘Tërmeti’ në treg, kush përfiton dhe kush humb nga zhvlerësimi i euros në raport me lekun, flasin ekspertët e njohur

Aktualitet

‘Tërmeti’ në treg, kush përfiton dhe kush humb nga

Monedha europiane është shvlerësuar ndjeshëm kundrejt lekut shqiptar duke u shkëmbyer me 116-117 lekë, niveli ky më i ulët që prej fillimit të vitit.

Në një moment që inflacioni ka arritur nivele rekord ekspertët e argumentojnë si një tjetër efekt negativ shvlerësimin e euros për xhepat e qytetarëve që jetojnë vetëm me remitanca.

Nga të dhënat zyrtare rezulton se janë rreth 43 mijë familje që jetojnë vetëm me të ardhurat që ju sjellin të afërmit emigrantë. Për rreth 60% të familjeve që marrin remitanca, të ardhurat janë më pak se 1200 euro në vit ose 100 euro në muaj.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

“Ka ndikim negativ për qytetarët që jetojnë me remitanca ose për ato biznese që marrin porosi nga jashtë duke marrë pagesa në euro”, tha Klodian Muço.

Por shvlerësimi i lekut ka edhe disa efekte pozitive për ekonominë shqiptare pasi ndikon në nivelin e borxhit publik

“Përgjatë muajve të fundit kemi një forcim të vazhdueshëm të monedhës vendase krahasuar me monedhat e huaja. Kjo është diçka pozitive sa i përket Borxhit Publik apo importit të mallrave”, vijoi Muço.

Euro është shkëmbyer mesatarisht me 116-117  lekë duke pësuar luhatje të vogla. Por rënia  që prej fillimit të muajit korrik mbetet drastike  sepse sipas kursit të Bankës Qendrore një euro shkëmbehej  me 119 lekë.

Ky mbetet një ndër nivelet më të ulta të regjistruara në vendin tonë që prej fillimit të këtij viti dhe argumentohet me nivelin e larte të euros në qarkullim prej turizmit.

ME TE LEXUARAT