Krimi në Kuçovë, zbardhet dëshmia e autorit: Cjapi im ndërzeu dhitë e Fatimes, nuk më dha lekët

Aktualitet

Krimi në Kuçovë, zbardhet dëshmia e autorit: Cjapi im

Duket të jenë në kufijtë se së pabesueshmes shkaqet që çuan në vrasjen e 64-vjeçares Fatime Suli nga Fetah Marra pak ditë më parë në Kuçovë. Sipas dëshmisë së dhënë prej tij në prokurori, shkaku ka nisur për një borxh 6 mijë lekë që sipas Marrës, viktima ia kishte atij dhe nuk ia jepte prej disa kohësh.

I pyetur për burimin e këtij borxhi nga prokurorët, Marra është përgjigjur se sherri nisi pasi gruaja nuk pranonte t’i jepte lekët për shërbimin që cjapi i tij kishte bërë ndaj dhive të Sulit duke i ndërzyer ato.

“Kur unë shkova t’i kërkoj lekët ajo më gjuajti me gurë. Prandaj e mbyta”, është shprehur ai.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 20 Janarit në lagjen “Havaleas” në fshatin Kozare të Kuçovës. 64-vjeçarja Fatime Suli u gjet në kanal gjysmë e zhveshur dhe e mbuluar me gjethe. Familjarët e kishin kërkuar prej disa orësh dhe pasi nuk e kishin gjetur njoftuan policinë. Një orë më vonë trupi i saj u gjet rreth 1 km lar banesës.

Si rezultat i autopsisë mjeko ligjore rezultoi se gruaja kishte ndërruar jetë si pasojë e mbytjes. Kjo vuri në lëvizje policinë duke marrë në pyetje banorët dhe duke këqyrur pamjet filmike në kamerat e sigurisë në disa biznese në zonë duke identifikuar edhe autorin Fetah Marra. 

ME TE LEXUARAT