Atentati ndaj Trump/ Flet për herë të parë babai i autorit 20-vjeçar
Për herë të parë që nga atentati ndaj Donald Trump, babai i autorit, Thomas Matthew Crooks, foli me gazetarët teksa dilte nga një dyqan ushqimesh në Pensilvani.
Deri më tani, Matthew Brian Crooks ka qëndruar në heshtje për tentativën e djalit të tij 20-vjeçar për të vrarë presidentin e 45-të republikan të Shteteve të Bashkuara.
Fjalët e para që Matthew u tha gazetarëve, sipas rrjetit amerikan Fox News, janë se familja e tij thjesht po përpiqet të “kujdeset për veten”, ndërsa sipas të njëjtit medium, 53-vjeçari u kërkoi gazetarëve të qëndronin larg nga anëtarët e familjes së tij.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
“Ne thjesht po përpiqemi të kujdesemi për veten tani. Ju lutemi na jepni hapësirë,” tha babai i autorit.
Thomas Matthew Crooks, 20 vjeç, përdori pushkën AR të babait të tij 53-vjeçar për të qëlluar Trump. Disa orë më parë sot, u publikua një video tronditëse nga një kamerë e trupit të policisë që tregon Thomas Matthew Crooks të shtrirë të vdekur.
Videoja u publikua nga senatori i Iowa-s, Chuck Grassley dhe tregon një pellg gjaku përgjatë çatisë së ndërtesës ku Thomas ishte ngjitur.
Sulmuesi sapo kishte dhënë frymën e tij të fundit pasi arriti të plagos Trumpin në veshin e djathtë gjatë një mitingu të fushatës në Pensilvani.
Gjithashtu nëna dhe babai i Crooks po bashkëpunojnë me hetuesit e FBI-së teksa agjencia po përpiqet të zbulojë motivin që e shtyu 20-vjeçarin të tentonte të vriste miliarderin amerikan.