Atentati ndaj Fatjon Dervishit, “killerat” e ndoqën që nga lokali dhe e qëlluan në rrugën e dëmtuar në Sukth

Aktualitet

Atentati ndaj Fatjon Dervishit, “killerat” e ndoqën që nga

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e Fatjon Dervishit në Sukth të Durrësit.

Ai u qëllua në zonën e shinave pranë fshatit Katund. Dyshohet se autorët e kanë ndjekur nga lokali ku ishte deri tek shinat, ku mjeti uli shpejtësinë dhe më pas hapën zjarr drejt 38-vjeçarit duke e plagosur rëndë.

Më pas Dervishi humbi jetën në spital, ndërsa shoku i tij nuk mori lëndime.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Fatjon Dervishi është emër i njohur për policinë sepse ka qenë i skeduar për drogë dhe krime ndaj personit e pronës, por asnjëra prej këtyre nuk i është provuar. Ndërkohë vëllai i viktimës, Fatbardh Dervishi ndodhet në burg.

Mësohet se veç mbiemrit Dervishi, vëllezërit mbanin edhe mbiemrin Doda.

 

ME TE LEXUARAT