Atentati ndaj boksierit në Shkodër, u qëllua dy herë, arlind Kajoshi zbriti shpejt nga makina
Policia e shtetit, njoftoi dite e sotme se shtetasi Alban Bruci ka qëlluar katër herë me armë zjarri drejt një makine në Shkodër, në të cilën lëvizte Arlind Kajoshi.
Automjeti mesohet se ishte në pronësi të babait të tij, Sokol Kajoshit, por shënjestra ishte i biri, Arlind Kajoshi.
Autori është shpallur menjëherë në kërkim, pasi kreu atentatin, ku fatmirësisht nuk pati asnjë të plagosur.
Sipas policisë, dyshohet se shkak i ngjarjes janë konfliktet e mëparshme, ku Arlind Kajoshi është përfshirë në ngjarjen e rëndë të fillimit të Qershorit, ku disa persona dhunuan me mjete të forta shtetasin Vladimir Bruci.
Autori, Alban Bruci është i biri i Vladimir Brucit.
Njoftimi i policisë
Falë reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta hetimore e profesionale në vendngjarje, Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin e dyshuar që qëlloi me armë drejt një automjeti që drejtohej nga shtetasi A.K, (djali i pronarit të automjetit).
Vijojnë kontrollet në terren dhe ambiente të ndryshme për kapjen e autorit.
Në lidhje me informacionin e dhënë më parë, se në lagjen “Partizani” u qëllua me armë zjarri në drejtim të automjetit “Land Rover” në pronësi të shtetasit S.K., të cilin e drejtonte djali i tij shtetasi A.K, ju bëjmë me dije se:
Falë reagimit në kohë e veprimeve profesionale në vendngjarje është bërë identifikimi i autorit dhe shpallja në kërkim e tij, konkretisht shtetasit A. B.
Shërbimet e Policisë po ushtrojnë kontrolle në terren dhe ambiente të ndryshme për të bërë të mundur kapjen e autorit.
Nga veprimet e para në vendngjarje dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të konflikteve të mëparshme.
Sqarojmë se shtetasi A.B nuk është në kërkim nga Policia për konfliktin e ndodhur më datën 3 qershor 2024.
Shtetasi A.B, pas kërkimit policor është kapur nga Policia dhe ka dhënë deklarim në lidhje me konfliktin e ndodhur. Pas konsultimit me Prokurorin, ky shtetas është proceduar penalisht dhe ndiqej në gjendje të lirë.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.