Atentati në Kurbin/ Ekonomisti vdiq duke e mbrojtur, flet nga spitali biznesmeni Ardjan Gjeloshi
Atentati me armë zjarri ndaj 51-vjeçarit Ardjan Gjeloshi në Gurëz të Kurbinit, ku mbeti i plagosur ky i fundit dhe u vra ekonomisti i firmës Selman Mihana, vijon të mbetet pa autor.
Në deklarimet e tij para hetuesve, teksa ka treguar dinamikën e ngjarjes, biznesmeni Gjeloshi ka mohuar të ketë konflikte, duke mos e orientuar grupin hetimor drejt një piste hetimi.
Ndërkohë përgjatë dy ditëve janë shoqëruar dhe marrë në pyetje një numër i konsiderueshëm personash, të cilët mund të kenë dijeni rreth ngjarjes, por dëshmitë e tyre nuk kanë qenë të vlefshme për grupin hetimor.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Pista kryesore e hetimeve është përqendruar tek hasmëria, e cila lidhet me një ngjarje të ndodhur në vitin 2002 ku mbeti e vrarë një grua dhe u plagos një efektiv policie dhe të dyshuar për krimin kanë qenë 51-vjeçari Gjeloshi së bashku me vëllanë e tij.
Nga tërësia e veprimeve hetimore ka dyshime të forta se autoret mund të kenë qenë vrasës me pagesë, që mund të kenë ardhur nga zona e Krujës e më pas janë larguar përmes rrugëve dytësore me një automjet Range Rover me ngjyre të zezë, i cili rezulton të jetë i vjedhur.
Atentati me armë zjarri ndodhi rreth orës 7:00 të mëngjesit të së shtunës, sapo shënjestra kishte hyre në biznesin e përpunimit të inerteve në pronësi të tij në fshatin Gurëz të Kurbinit, ndërsa referuar dinamikës së ngjarjes mendohet se autoret i kanë ruajtur lëvizjet e tij.
Atentati ndaj Ardian Gjeloshit në Kurbin, gjendet i djegur “Range Roveri” i përdorur nga “killerat”
Detaje të reja dalin nga atentati ndaj biznesmenit Ardian Gjeloshi, mëngjesin e së shtunës (10 shkurt) në firmën e inerteve në fshatin Gures të Kurbinit.
Nga breshëria e plumbave humbi jetën ekonomisti i firmës Selman Mihana, rreth 70-vjeç, ndërsa u plagos pronari Ardian Gjeloshi. Mësohet se është gjetur e djegur makina e autorëve.
Makina e djegur dyshohet të jetë “Range Rover” i zi me targa të vjedhura po ashtu makina dyshohet se është vjedhur para disa ditësh pranë një karburanti në autostradën Lezhë-Laç.
Sipas burimeve nga grupi hetimor autorët kanë qenë të paktën katër persona dhe kanë lëvizur me dy automjetë tip Range Rover, fenelinë policie. Ata kanë parkuar makinat luksoze rreth 50 metra larg firmës dhe kanë hyrë brenda ambienteve nga një pjesë e cila nuk ka qenë e rrethuar me avlli.
Ata kanë pritur derisa kanë mbërritur biznesmeni dhe ekonomisti, ndërsa dyshohet se nuk e kanë njohur shënjestrën e tyre, Ardian Gjeloshin, pasi kanë qëlluar me breshëri plumbash ndaj të dy personave.
Mësohet se 51-vjeçari udhëtonte me automjet të blinduar, autorët e kanë pasur të pamundur që t’i bëjnë atentat rrugës, ndaj kanë shkuar në biznesin e tij për ta vrarë.