I morën 100 mijë euro, kush është biznesmeni në Krujë që grabitësit i prenë gishtin me gërshërë

Aktualitet

I morën 100 mijë euro, kush është biznesmeni në

Nazmi Çangu u grabit dhe u dhunua në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme. Policia njoftoi se persona të paidentifikuar u futën në shtëpinë e biznesmenit e dhunuan dhe i morën një shumë të konsiderueshme lekësh.

Biznesmeni Nazmi Çangu nga Nikla është i njohur për aktivitetin në fushën e mobilierisë. Në dëshminë e parë dhënë për mediat, biznesmeni u shpreh se grabitësit e lidhën dhe e dhunuan.

“Më kanë prerë gishtin me gërshërë” tha ai duke shtuar se “njëri nga autorët ishte më uniformë policie”.

Paraprakisht shuma që i grabitën plus bizhuteritë, sipas denoncimit të biznesmenit shkon në 100 mijë euro. Autorët dyshohet se ishin 10, por deri tani asnjëri prej tyre nuk është arrestuar.

ME TE LEXUARAT