Abuzimi me tenderat, gjykata e Lartë refuzon kërkesën e Thoma Gëllçit

Aktualitet

Abuzimi me tenderat, gjykata e Lartë refuzon kërkesën e Thoma

Gjykata e Lartë ka refuzuar rekursin e ish-drejtorit të RTSH, Thoma Gëllçi, duke e lënë në qeli.

Ai do të qëndrojë tashmë në qeli deri në përfundim të hetimeve.

Kujtojmë këtu se Gëllçi është tashmë nën hetim për shpërdorim detyre, për një tender të dhënë në kohën që ka qenë drejtor i RTSH-së, i nënshkruar në nëntor të 2018-së.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ishte ky tender që çoi në pranga ish-drejtorin e RTSH-së, Thoma Gëllçi dhe 3 zyrtarë të këtij televizioni. SPAK bëri arrestimin e tyre.

Bëhet fjalë për tenderin për blerjen e pajisjeve për kanalin RTSH Agro me vlerë 86. 908 550, 00 lekë (pa tvsh), afro 1 mln dollarë me TVSH. Në pranga kanë rënë edhe 3 anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, konkretisht Julian Tapia, Alban Malaveci dhe Ervin Muraj, të cilët akuzohen për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim. E ndërsa, Gëllçi akuzohet për shpërdorim detyre se ka kryer shkelje ligjore në këtë procedurë prokurimi.

ME TE LEXUARAT