“I kërkova 60 mijë lekë që m’i kishte borxh”, dëshmia e autorit që vrau në kanal fqinjën

Aktualitet

“I kërkova 60 mijë lekë që m’i kishte

Gruaja 64 vjecare Fatime Suli u gjet e vrarë këtë mëngjes në një kanal në Kuçovë, ndërsa disa orë më vonë, i dyshuari Fetah Marra ka pranuar autorësinë e krimit.

Burime të policisë së Kuçovës që zbardhën brenda disa orësh krimin, thanë për Top Channel se Marra ka pranuar se e ka mbytur 64-vjeçaren, me të cilën dyshohet se ka pasur dhe marrëdhënie intime, pasi ka refuzuar t’i kthejë një borxh monetar, që ia kishte marrë para dy vitesh.

“I kërkova borxhin prej 60.000 lekësh, mu përgjigj nuk ta jap, më tregoi bërrylin, më qëlloi me gurë dhe pastaj e mbyta me krah”, ka rrëfyer ai përballë efektivëve.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Burimet tregojnë se kanë qenë banorët, që kanë parë 58-vjeçarin pranë vendngjarjes. Më vonë, ai është kapur nga policia në stanin ku punonte si bari.

Dhe nga ekzaminimi i bërë në morg, Fatime Suli rezulton se është mbytur dhe trupi i pajetë është hedhur në afërsi të shtratit të lumit Devoll.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT