I gjeti gruas sms që fliste me vrasës me pagesë, shqiptari rikthehet në atdhe pasi zbuloi tradhtinë
Një ngjarje shokuese është rrëfyer në emisionin “Me zemër të hapur”, ku një grua ka rrëfyer historinë e kushëririt të saj, i cili zbuloi tradhtinë e bashkëshortes me vrasës me pagesë.
Përmes një LIVE në Skype, Luljeta pohoi se djali i xhaxhait të saj, i cili jeton prej vitesh në emigrim në Itali, kur u kthye në Shqipëri gjeti një telefon me mesazhe dhe biseda që bënte gruaja e tij me burra të ndryshëm, duke zbuluar kështu tradhtinë e saj.
Madje, Luljeta ka deklaruar se disa prej burrave me të cilët ajo tradhtonte bashkëshortin ishin vrasës me pagesë, pjesë e grupeve të strukturuara kriminale, ndërsa shtoi se familja kërkon t’i bëjë ADN-në të tre fëmijëve të çiftit.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Kushërira: “Beni ka qenë gjithmonë djalë punëtor. Atë ditë që ai vrau dorën, që bëri aksident. Gruaja bënte sherre gjatë gjithë kohës. Me Elonën flitej vetëm për divorc. Ata të dy u njohën me mblesëri. Vjehrra mori urdhër-mbrojtje nga Elona, por u vendos që ajo të rrinte në shtëpi me fëmijët. Pasi Beni shkon në Shqipëri, gjen një celular, me mesazhe dhe komunikime me burra të ndryshëm, aty zbulon tradhtinë e saj. Më parë ai kishte dyshime, por nuk kishte dashur që ta besonte. Aty më pas plasi sherri. Në ato momente kanë ndodhur sherre. Nëna e saj mbante fëmijët, se ajo ikte. Ajo luajti letrat siç ka dashur vetë.
I ka denoncuar për dhunë dhe kërcënime ata si familje, por kjo nuk është e vërtetë. Beni, pasi u rikuperua nga dora, i dërgonte para për tre fëmijët. Unë e nxisja që të mbronte fëmijët. Kur asaj i zbuluan tradhtitë, më shumë u acarua, doli sikur ishte ajo gjynah. Kemi dyshuar, por kur kemi lexuar lajmet, kemi parë përfshirjen e saj dhe bashkëpunim me persona me precedent.
Ajo ka bërë zgjidhjen e martesës, pa qenë i pranishëm. Familja do që të bëhet prova e ADN-së për të tre fëmijët. Djali i saj nuk thotë një muhabet normal, pasi e fryn nëna. Nuk ka mundur që të krijojë një raport me fëmijët Beni, pasi ajo dominon si nënë. Ajo që më bën të mendoj se këta fëmijë në duart e kujt janë, është fakti se djalin e madh nuk e çoi në shenjë hakmarrje në shkollë për disa kohë.”, tha ajo.