I dënuar për grup kriminal, “i forti” nga Shqipëria arrestohet sa zbret nga avioni në Itali

Aktualitet

I dënuar për grup kriminal, “i forti” nga Shqipëria

Policia Kufitare në aeroportin Galileo të Pizës ka arrestuar një 50-vjeçar shqiptar i cili mbërriti përmes një fluturimi nga Tirana.

Gjatë kontrolleve në pikën kufitare, policia italiane zbuloi nje sere akuzash per te.

50-vjeçari shqiptar ishte një person i dënuar me 12.5 vite burg dhe mbi 17 mijë euro gjobë për disa vepra të ndryshme penale.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Ai është dënuar për rrëmbim personi, pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe shfrytëzim prostitucioni.

50-vjeçari i shpallur në kërkim nga autoritetet italiane, u arrestua gjatë kontrolleve të thjeshta pas zbritjes nga avioni i linjës Tiranë-Piza.

Më pas u dërgua në institucionin e vuajtjes së dënimit.

 

 

ME TE LEXUARAT