I dënuar me 7 vite burg për drogë, kush është Robert Peçi, prokuroria i sekuestroi pasurinë me vlerë 2 mln euro

Aktualitet

I dënuar me 7 vite burg për drogë, kush është Robert

Zbardhet identiteti i plotë i subjektit që u vu në shënjestër të prokurorisë së Tiranës, e cila i sekuestroi një pasuri me vlerë 2 milionë euro.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se bëhet fjalë për shtetasin Robert Peçi, person i dënuar dhe që akuzohet për pastrim parash. Kujtojmë se Peçi rezulton i dënuar në vitin 2007 me 7 vite burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda, ndërkohë që në vitin 2018 ai u arrestua nga autoritetet britanike.

Po ashtu, Peçi është pjesë e grupit kriminal që u arrestua në kuadër të një operacioni të quajtur “Poter – Al” dënoi me 63 vjet burg 6 të pandehurit e grupit kriminal. në vitin 2009.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

SI U ZBULUA GRUPI I TRAFIKUT TË DROGËS
Grupi ra në pranga më 23 maj të vitit 2006, vetëm pak ditë pas arrestimit të 40 personave në Itali, në kuadër të operacionit të koduar” Poter-al”. Nga hetimet rezultoi se kokaina merrej kryesisht në Holandë dhe më pas në rrugë tokësore dërgohej në Francë dhe Itali.

Ndërkohë, heroina merrej kryesisht në Turqi dhe nëpërmjet Shqipërisë dërgohej në Itali. Të pandehurit përdornin korrierë të huaj për trafikun e heroinës dhe kokainës në pesë shtete duke përdorur korrierë të huaj.

Gjykata e Krimeve të Rënda më 22 korrik 2009, dënoi me 63 vjet burg 6 të pandehurit e grupit kriminal “Poter-Al”. Ilir Koçiaj, të njohur si kreu i këtij grupi u dënua me 16 vjet burg.

Sakaq Xhiljano Xhoxhi është dënuar me 10 vjet burg dhe po aq kanë marrë tre të pandehurit e tjerë, Vangjel Kondili, Ervin Tavanxhi dhe Kozma Laçka. Ndërsa për të fundit të grupit Robert Peçi, Gjykata e Krimeve të Rënda dha vendimin me 7 vjet burg.

ANËTARËT
Ilir Koçiaj, nga Elbasani
Geront Tola alias Geront Dedja, nga Librazhdi
Zamir Vadardha, nga Shijaku
Bledi Balliu, nga Fieri
Aleksandër Koliçi, alias Aleksandër Gremi, nga Fieri
Leonard Çobaj, nga Vlora
Ervin Tavanxhi, nga Elbasani
Xhiliano Xhoxhi

Malvin Toto
Bisera Pudiç, shtetase kroate
Gëzim Mekaj
Robert Peçi

PASURITE E SEKUESTRUARA

•Pasuria e llojit arë me sipërfaqe 6800 m2, ne emër të shtetasit A.P, babai i subjekti të hetimit, e cila ndodhet në bashkia Valarë, Gjirokastër.
•Pasuria e llojit apartament me sipërfaqe 67.25 m2, ne emër të shtetasit A.P, babai i subjektit të hetimit.
•Pasuria e llojit garazh me sipërfaqe 17.5 m2, në emër të shtetasit A.P, babai i subjektit të hetimit.

•Pasuria e llojit garazh me sipërfaqe 17.5 m2 e cila është regjistruar në emër të shtetasit A.P, babai i subjektit të hetimit.
•Pasuria e llojit apartament me sipërfaqe 93.38 m2, në emër të shtetasit A.P, babai i subjektit të hetimit.
•Pasuria e llojit apartament me sipërfaqe 48.6 m2, në emër të shtetasit A.P, babai i subjektit të hetimit.

•Pasuria e llojit garazh me sipërfaqe 17.78 m2, në emër të shtetasit A.P, babai i subjektit të hetimit.
•Pasuria e llojit apartament me siperfaqe 105 m2, në emër të shtetasit A.P, babai i subjektit të hetimit, e ndodhur në Tiranë, Komuna e Parisit.
•Pasuria e llojit apartament me sipërfaqe 58.42m2, në emër të shtetasit A.P, babai i subjektit të hetimit, e cila ndodhet në Tiranë, Komuna e Parisit.

•Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 53 m2, në emër të shtetasit A.P, babai i subjektit të hetimit, e ndodhur në Yzberisht.
•3 automjete të markave Range Rover Sport, Hyndai ngjyra gri dhe Audi Q5 tipi 8 në pronësi të shtetasit R.P.

ME TE LEXUARAT