I dënuar me 15 vite burg për trafik të qenieve njerëzore, arrestohet në Itali 42-vjeçari shqiptar (EMRI)

Një 42-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e Policisë në Itali, me qëllim për t’u ekstraduar në Shqipëri, pasi është dënuar me 15 vite burg për trafikim të qenieve njerëzore.
Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se 42-vjeçari i arrestuar është Sefer Selimaj alias Ani Ibraliu.
Nga dënimi me 15 vite nga Gjykata e Apelit të Tiranës në vitin 2017, atij i ka mbetur për të vuajtur edhe 13 vjet, 10 muaj dhe 19 ditë burgim.
Ndërkohë vijon bashkëpunimi me Interpol Romën, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e 42-vjeçarit në Shqipëri.
Njoftimi i Policisë:
Policia e Shtetit-I dënuar me 15 vjet burgim, për trafikim të qenieve njerëzore, arrestohet në Itali, 42-vjeçari.
Gjatë kësaj faze të operacionit të koduar “The Ëanted”, si rezultat i koordinimit të informacioneve dhe veprimeve operacionale ndërmjet specialistëve të Interpol Tiranës dhe specialistëve të Interpol Romës, u arrestua në Itali, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasi Sefer Selimaj alias Ani Ibraliu, 42 vjeç.
Ai ishte në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit, Tiranë, në vitin 2017, e ka dënuar me 15 vjet burgim, për veprën penale “Trafikimi i qenieve njerëzore”. Nga dënimi, 42-vjeçarit i kanë mbetur për të vuajtur 13 vjet, 10 muaj dhe 19 ditë burgim.
Vijon bashkëpunimi me Interpol Romën, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e 42-vjeçarit, në Shqipëri.


