I dënuar me 11 vite burg për 4 vepra të rënda në Itali, arrestohet në Durrës 47-vjeçari

Aktualitet

I dënuar me 11 vite burg për 4 vepra të rënda në Itali,

Policia e Durrësit në bashkëpunim me FAST Albanian ka arrestuar një 47-vjeçar të dënuar me 11 vite burg nga Italia.

Në vijim të aksioneve intensive të Policisë, të kryera në kuadër të operacionit policor kombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar ose kombëtar, si dhe të atyre që posedojnë armë, pa leje, si dhe në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore dhe të shkëmbyera ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, u kap dhe u vu në pranga provizorisht, me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar Dashamir Koka, 47 vjeç.

Gjykata e Apelit e Milanos e ka dënuar 47-vjeçarin, me 11 vjet e 4 muaj burgim, për veprat penale “Vrasja”, mbetur në tentativë, “Tortura”, “Rrëmbimi i personit” dhe “Marrëdhënie seksuale me dhunë”, të parashikuara nga Kodi Penal italian. Nga dënimi i plotë, shtetasit Dashamir Koka i kanë mbetur për të vuajtur 10 vjet, 3 muaj dhe 13 ditë burgim.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Interpol Tirana vijon të bashkëpunojë me homologët, për të kryer ekstradimin e shtetasit Dashamir Koka, në Itali.

 

ME TE LEXUARAT