Tërmeti dëmton disa pallate, reagon bashkia e Pukës

Aktualitet

Tërmeti dëmton disa pallate, reagon bashkia e Pukës

Bashkia e Pukes ka reaguar ne lidhje me termetin me fuqi 4.8 rihter qe u regjistrua mbremjen e sotme ne kete zone.

Sipas njoftimit, deri tani raportohen deme ne disa pallate ne lagjen e Muzeiut.

Informacion paraprak, Bashkia Puke:

Pak minuta më parë Puka ka përjetuar një lekundje të fortë sizmike.
Termeti që kishte epiqendren në Pukë ka qenë i shkallës 4.3 ne thellësinë 2 km.

Bashkia Puke po nderlidhet për pasojat e kësaj situate.

Deri tani nuk kemi informacione për pasoja fatale, ndërkoh që janë porositur administratorët dhe krepleqt e fshatrave të interesohen për pasoja të mundshme pas kësaj situate.

Deri tani janë konstatuar deme tek disa pallate tek lagjia e Muzeut, ku sipas raportimit të banorve ka plasaritje, nderkohe janë të dukshme demtimet në oxhaqet e pallateve.

Inkurajoim të gjithë banorët të rimarrin veten me shpresen se nuk do kemi paslekundje dhe për çdo shqetësim të informojnë në numrat pa pagesë 128 ose 129.

ME TE LEXUARAT