I dehur në timon aksidentoi për vdekje 17-vjeçarin në Fushë-Krujë, arrestohet 39-vjeçari

Aktualitet

I dehur në timon aksidentoi për vdekje 17-vjeçarin në

Policia e Tiranës njofton se ka arrestuar 39-vjeçarin Andi Kullaj, i cili sipas saj është shkaktari i aksidentit me vdekje të ndodhur mbrëmjen e djeshme, në Fushë Krujë.

Sipas policisë 39-vjeçari ka qenë në gjendje të dehur.

I arrestuari drejtonte automjetin tip Hyundai dhe aksidentoi për vdekje në Fushe-Kruje 17-vjecarin Isuf Mehmeti teksa kalonte shume pranë vijave të bardha.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas policisë shkak i aksidentit ka qenë alkooli që kishte konsumuar 39-vjecari dhe shpejtësia e madhe më të cilën po lëvizte. duke kaluar normën e përcaktuar për qarkullimin në zonën e banuar ku jo shumë larg ndodhet edhe një shkollë 9-vjeçare.

 

ME TE LEXUARAT