"Mami nuk ndahej se humbiste pasurinë...", Hygerta Meta flet në gjyq: E vrava babain kur ishte shtrirë
Vajza e akuzuar per vrasjen e babait ne Durres, Hygerta Meta ka dhene deklarime ne gjykaten e Durresit diten e sotme ku ndaj saj dhe dy vellezerve u vendos masa e sigurise arrest me burg.
“Na tha do t’ju vras të gjithëve dhe me tritol. Mamaja nuk mund të ndahej se i ikte gjysma e pasurisë. Herë tjetër na thoshte mamaja se ai do na vriste, ndërsa të enjten, tre ditë para vrasjes e dëgjova vetë që tha do t’ju vras.
Babi erdhi nga puna. Ishte shtri me kurriz dhe mora armën. Ia tregova dhe ai nuk u befasua. Më tha ku shkon me armë. I thashë çohu në këmbë dhe ai më tha Ik andej.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Isha 2 metra afër dhe e qëllova. Arma ishte te sirtari në dhomën e gjumit e vëllait. E dija që arma ishte aty se unë pastroja. Nuk kisha shans ta pyesja babin”, deklaron Hygerta në gjykatë.
E pyetur nëse është penduar për këtë krim, Hygerta shprehet: Po, por është një gjë që s’ka kthim mbrapa.
Hygerta Meta tregon duke qeshur si “hoqi qafe” të atin: Ishte shtrirë, i thashë çohu dhe e qëllova
Krimi makabër në familjen Meta në Shënavlash të Durrësit ka marrë një tjetër kthesë. Vajza e Pëllumb Metës, Hygerta para trupës gjykuese ka deklaruar se krimin e ka kryer ajo, ndërsa tregon edhe si i lindi ideja për të vrasjen.
“Ai na tha do ju vras, isha prezentë! Të enjtën në tha do ju vras pasi e refuzova për herë të dytë për fejesën. Të shtënën e mendova. Erdhi babi hëngri drekë dhe u shtri. Unë mora armën, por ai nuk u befasua. I thashë cohu në këmbë, më tha ik andej. Isha dy metra larg, e qëllova, e kisha vendosur”.
Më pas 19-vjeçarja ka deklaruar se është penduar për krimin, por nuk ka kthim prapa.
“Arma ishte në sirtar në dhome të gjumit. Babai ka patur edhe kallash. Jam penduar, por nuk ka kthim prapa”, tha Hygerta Meta.
Ndërkohë gjykata pranoi kërkesën e Prokurorisë duke caktuar për të tre femijet masen e sigurise arrest ne burg.
Ndërkohë avokati mbrojtjes kërkoi një masë më të lehtë sigurie për të tre fëmijët, por gjykata nuk e mori parasysh kërkesën dhe i la të tre në burg.
Djali i madh i Pëllumb Metës, Hyseni akuzohet për vrasje në rrethana familjare. Vajza Hygerta Meta dhe djali i vogël, Amarildo akuzohen për fshehje dhe asgjësim të kufomës