Humb në Vlorë 6-vjeçari nga Kosova, familjarët kërkojnë ndihmën e qytetarëve
Artani, 6-vjeçar është shkëputur nga familjarët e tij dhe ka humbur në qytetin e Vlorës. Sipas një denoncimi të bërë te JOQ, i mituri nga Kosova ka humbur në zonën e Lungomares.
Sipas asaj që familjarët kanë bërë me dije në momentin që ka humbur mbante veshur rroba banjo ngjyrë të verdhë si dhe kishte me vete një komardare në po të njëjtën ngjyrë.
“Ju lutem, eshte urgjente, publikojeni ket mesazh nese mund te na ndihmojne pushuesit ne vlore ne zonen e lungomares te shkolla e marines ka humbur nje femij i kosoves femija esht 6 vjec e ka emrin Artan ka veshur rroba banjo te verdha dhe komardare te verdhe”, thuhet në mesazhin që familjarët e të miturit i kanë dërguar “JOQ”
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.