Hoxha publikon videon: Këtu Maneci dhe Avdyli flasin për një gjobë 500 mijë euro

Aktualitet

Hoxha publikon videon: Këtu Maneci dhe Avdyli flasin për një

Në emisionin “Opinion”, gazetari Artan Hoxha ka publikuar në një video se si disa persona të skeduar nga Policia dhe Prokuroria Shqiptare, po negociojnë për një gjobë prej 500 mijë Euro.

Në video shfaqet Arben Mërkurin i njohur dhe me pseudonimin “Maneci” i cili u vra në Maj 2022, dhe Astrit Avdyli, i dalë në përgjimet e dosjes 339 për blerje votash në zgjedhje.

Sipas gazetarit, personat e shfaqur në video kanë rol  ndërmjetësues dhe diskutojnë me nënën e një personi që i është vendosur 500 mijë euro gjobë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Hoxha thotë se personi që i është vënë gjoba ka paguar 240 mijë euro dhe është larguar nga Shqipëria.

“Është një ngjarje qe ka ndodhur më 31 maji të vitit 2018. Ky mjeti është i blinduar, këtu në fund është një makinë tjetër me katër persona të armatosur. Ky këtu është Maneci ose Arben Mërkuri për të cilin vëllezërit Beqiraj kanë folur dhe thonë se si ka ndodhur vrasja e tij.

Ky është i njohur te dosja “339”, është Astrit Avdyli, një nga vëllezërit Avdylaj. Kjo ngjarje është para se të bëheshin arrestimet e 339, kjo histori ka vazhduar edhe sot. Në këtë ngjarje ka patur në rrugë operative një denoncim… Këtu pas kësaj dere është një grua e vjetër, ajo ka vetëm një djalë.

Djalit të saj i është vënë një gjobë 500 mijë euro, ai ka paguar 240 mijë. Po e bëj që të hetohet dhe ky njeri dhe familja e tij të shpëtojnë. Gjoba nuk është vënë nga këta persona, këta kanë hyrë ndërmjetës. Kanë ardhur te nëna e tij se ka ndier rrezikun e ka ikur. Për këtë ngjarje ka patur informacion te autoritetet.

Çfarë ka ndodhur për këtë ngjarje? Ka ndodhur arrestimi për shkak të 339 për shkak të zgjedhjeve. Atje janë bërë disa përgjime që unë nuk e kuptoj si i kanë hequr nga dosja, ku flitet deri dhe për blerje anti-tanke.

Ato materiale janë hequr dhe ato kanë pengua hetimet. Ai ka paguar 240 mijë euro dhe nuk e ka blerë lirinë e vetë dhe është larguar nga Shqipëria sepse i rrezikohej jeta. Në këto raste qëllimisht i hiqen ato fletët e përgjimeve”,-tha Hoxha.

ME TE LEXUARAT