Homazhe masive për Eglin në Pogradec, babai: Duam drejtësi!

Aktualitet

Homazhe masive për Eglin në Pogradec, babai: Duam drejtësi!

Familja e Egli Proges kerkon drejtesi per vrasjen e babait te dy femijeve ne Pogradec.

Qytetarët atje kanë dalë masivisht për të bërë homazhe për vrasjen e 42-vjeçarit, Egli Proga pak ditë më parë.

Në homazhet të cilat po zhvillohen në vendin e ngjarjes, kanë marrë pjesë edhe familjarët e viktimës, mes tyre babai dhe motra.

Në një prononcim të shkurtër për mediat, babai i  42-vjeçarit shprehet se kërkojnë vetëm drejtësi, asgjë tjetër.

“Vetëm drejtësi, vetëm drejtësi! Të dali e vërteta, kaq”, shprehet babai i Egli Proges.

Sipas hetimeve, Eglantin Proga u dhunua nga 29-vjeçari Denis Meçe, ku dëmtimet në trup i shkaktuan atij vdekjen.

Proga, pas sherrit me të riun, ka mbyllur lokalin e tij dhe ka ecur përgjatë rrugës, ndërsa shfaqet duke ecur gati përhumbur.

ME TE LEXUARAT