"Hap i rëndësishëm për integrimin", BE "pro" zgjatjes së mandatit të organeve të vettingut

Aktualitet

"Hap i rëndësishëm për integrimin", BE

Bashkimi Europian ka mbështetur nismën e maxhorancës të paraqitur sot në Kuvend për zgjatjen e organeve të vettingut.

Unioni Europian në Shqipëri thotë se ky është një hap për t’u votuar nga deputetët si hap i suksesshëm i procesit të vettingut, duke e cilësuar atë rëndësishëm edhe për integrimin e Shqipërisë në BE.

“Hap i rëndësishëm sot në Kuvend me paraqitjen e projekt-amendamentit kushtetues për zgjatjen e mandatit të organeve të vettingut, për t’u votuar nga të gjithë deputetët.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Bashkimi Evropian mbështet fuqimisht zgjatjen e mandatit. Përfundimi i suksesshëm i procesit të vettingut është tejet i rëndësishëm për integrimin evropian të Shqipërisë”, thuhet në deklaratë.

ME TE LEXUARAT