Hamasi liron edhe 12 pengje të tjera
Edhe 12 pengje të tjera të mbajtura në Rripin e Gazës, 10 izraelite dhe dy tajlandezë, janë liruar nga Hamasi – grupit radikal palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA dhe BE – njoftoi ushtria izraelitë të martën mbrëma.
Zyra e kryeministrit të Izraelit tha se të 12 pengjet kanë mbërritur në Izrael.
“Familjet e tyre u njoftuan nga zyrtarët se ata janë kthyer në Izrael”, tha ajo në një komunikatë.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Në këmbim, Izraeli do t’i lirojë edhe 30 të burgosur palestinezë nga burgjet izraelite, në ditën e pestë të armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit.
Paraprakisht, Forcat Mbrojtjes të Izraelit (IDF) thanë se përfaqësuesit e Kryqit të Kuq i transportuan 12 pengje në Egjipt dhe se ata ishin rrugës për në Izrael.