Hakerat godasin “zemrën” e policisë! Nxirret në “shesh” sistemi MEMEX

Aktualitet

Hakerat godasin “zemrën” e policisë! Nxirret në

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka bërë një deklaratë të fortë, ku thuhet se hackerat kanë sulmuar sistemin Memex.

Përmes një reagimi në rrjetin social ‘Facebook’ Karamuço pohoi se ndodhi ajo që i druheshin, duke shtuar se plot 1.7 giga informacion kriminal i sistemit policor Memex u publikua sot nga hackerat.

“Ajo që kishim dyshime dhe që druheshim ta thonim me plot gojë ndodhi. 1.7 giga informacion kriminal i sistemit policor Memex u publikua sot nga hakersat. Siguria publike është vënë në pikëpyetje të madhe….”, shkruan Karamuço.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Hakerat godasin “zemrën” e policisë! Nxirret në

Sistemi Memex ka informacione sekrete mbi ngjarje ku përfshihet dhe sistemi i Menaxhimit Policor të çështjeve dhe të gjitha veprimet e kryera nga këto struktura.

Me këtë hakerim të të dhënave, çdo person i përfshirë në veprimtari kriminale mund të kërkojë dhe të shikojë sesi e paraqet policia shqiptare atë në sistemin e kërkimit.

Tashmë ka dalë në “shesh”. Publikimi i sistemit “MEMEX” përbën një rrezik serioz për punën e autoriteteve shtetërore.

Aty ndodhet informacioni për cdo person të përfshirë në veprimtari kriminale.

ME TE LEXUARAT