Gripi i shpendëve në Vlorë, kontrolle në pularitë e vendit
Pas rasteve të shpendëve të egër të konstatuar me virusin H5N1 në bregun e detit në Gjirin e Vlorës, autoritetet kanë rritur kontrollet nëpër pularitë e Vlorës.
Bashkë me kontrollet përfaqësues të drejtorisë së veterinarisë kanë nisur edhe një fushatë sensibilizimi për masat dhe higjienën.
“Gjatë kontrollit veterinar, që u bë në këtë kompleks, nuk ka asnjë ngordhje në shpendë, janë sensibilizuar punëtorët, stafi drejtues, janë nën mbikqyrje veterinare“, shprehet mjeku veterinar, Demir Dervishaj
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Referuar kontrolleve në terren, autoritetet thonë se rastet e shpendëve të ngordhur janë sporadikë dhe bëhet fjalë kryesisht për shpendë uji.