Grekët hedhin "grepin" për "Syrin e Kaltër"/ Deputetja e PD-së shpërthen keq kundër Ramës

Aktualitet

Grekët hedhin "grepin" për "Syrin e Kaltër"/

Mediat greke kanë publikuar një propozim të kryebashkiakut të ishullit të Korfuzit, George Machimaris për problematikën e furnizimit me ujë.

Sipas ERT News, ai ka propozuar furnizimin me ujë nga burimi i Syrit të Kaltër në Sarandë.

Për këtë, ka reaguar ashpër deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa. Me anë të një postimi në Facebook, ajo e konsideron një marrëveshje të tillë si papërgjegjshmëri dhe çmenduri të qeverisë Rama.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Zhupa thotë se Syri i Kaltër është park natyror dhe ka statusin e zonës së mbrojtur nga viti 2002. Sipas saj, punimet, ndërhyrjet dhe tubacionet do të ishin kategorikisht të ndaluara dhe në dëm të kësaj pasurie kulturore.

Postimi i Ina Zhupës:

Deputetja demokrate e Sarandes Ina Zhupa: Të transferojnë ujin e burimit nëntokësor të Syrit të Kaltër në Greqi, kjo mund të jetë papërgjegjshmëria dhe çmenduria e rradhës e Qeverisë Rama!

Media greke ERT NEWS tregon se po përgatitet një marrëveshje mes Greqisë dhe Shqipërisë për të ndërhyrë tek Syri i Kaltër në Sarandë dhe për t’ia transferuar ujin e kulluar të burimit nëntokësor Greqisë.

Kryetari i Bashkisë së Korfuzit të Veriut, George Machimaris ka ngritur sërish çështjen e transferimit të ujit nga Shqipëria: “Me ndjenjën e përgjegjshmërisë ndaj shoqërisë sonë, ndaj vizitorëve tanë, ne i jemi nënshtruar një propozimi/memorandumi teknik për furnizimin me ujë me transferim burimi nga SYRI I KALTËR i Shqipërisë fqinje, duke marrë në konsideratë dhe shfrytëzuar përvojën e tubacionit nëndetësor që lidh ujësjellësin e Aeginës me EYDAP në Salaminë, përvojën e akumuluar të pushtetit vendor dhe studime ekzistuese si ai i Politeknikut (1991).”

Syri i Kaltër është park natyror dhe ka statusin zonë e mbrojtur nga viti 2002. Punimet, tubacionet, ndërhyrjet do ishin kategorisht të ndaluara dhe në dëm të kësaj pasurie kulturore.

Saranda, Delvina, qytetet e tjera vuajnë nga mungesa e ujit të pijshëm por ska shkuar kurrë ndërmend një ndërhyrje e tillë e paligjshme në Syrin e Kaltër. Si mund të mendohej që kjo ndërhyrje e paligjshme të bëhej për të furnizuar Greqinë?!

ME TE LEXUARAT